Biden thotë se SHBA-ja dhe Spanjë kanë partneritet të ngushtë

Biden thotë se SHBA-ja dhe Spanjë kanë partneritet të ngushtë

Presidenti amerikan, Joe Biden është takuar me homologun e tij spanjoll, Pedro Sánchez.

Kjo gjatë samitit të NATO-s që po zhvillohet në Madrid.

“Së bashku, ne lëshuam një deklaratë të përbashkët duke riafirmuar partneritetin tonë të ngushtë në adresimin e sfidave globale”, ka shkruar Biden në Facebook, të martën.

Spanja është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën si shtet.

Por së fundmi Madridi ka dalë pro liberalizimit të vizave për kosovarët.

Shpërndaje në: