Bie blloku B1 – a do të vështirësohet furnizimi me rrymë?
Sipas të dhënave të publikuara në Rrjetin Evropian të Operatorëve të Sistemeve të Transmetimit për Energji Elektrike, ENTSO-e” për prodhimin e energjisë në Evropë, Blloku B1 i Termocentralit Kosova B ka rënë nga sistemi të mërkurën në mëngjes, raporton Periskopi.
Periskopi ka pyetur dhe në KEK, megjithatë nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikimin e lajmit.

Ndryshe, po bëhet thirrje nga institucionet për kursim të energjisë, teksa dhe qytetarët po ankohen për reduktime të rrymës.
Pikërisht për këtë, në Facebook ka shkruar dhe kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputete, Janina Ymeri.
Ajo ka thënë se rënia e Bllokut B1 është “ditë me fat dhe festë për Vuk Hamovic, Martin Berishaj, biznese greke, etj përveç neve, që paguajmë”.



