Bie numri i atyre që udhëtojnë me tren në Kosovë, rritet i atyre me aeropalan

Bie numri i atyre që udhëtojnë me tren në Kosovë, rritet i atyre me aeropalan

Në tremujorin e tretë të vitit 2016, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është 70 mijë, raporton Periskopi

Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2016 është një ulje për 14.56% të numrit të udhëtarëve.

Transporti i mallrave me tren, në tremujorin e tretë të vitit 2016 është 14 mijë tonë, ku në raport me tremujorin e dytë të vitit 2016, ka pasur ulje për 31.16%.

Numri i fluturimeve, në tremujorin e tretë të vitit 2016, është 2 174 ose 1.12% më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2015).

Numri i udhëtarëve, që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti është rreth 573 mijë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2015) ka një rritje për 5.97%./ Periskopi

Shpërndaje në: