BIK përkrahë marshin protestues “Liria ka emër” më 17 shkurt
Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka njoftuar se do të përkrahë marshin protestues “Liria ka emër”, i cili pritet të mbahen me 17 shkurt në orën 14:00 në Prishtinë në mbështetje të çlirimtarëve tanë, që padrejtësisht po mbahen dhe po tentohen të dënohen në Hagë.
Përmes një njoftimi për media BIK, ka theksuar kryesia e BIK-ut, gjyqin në Hagë e konsideron një proces me prapavijë politike, që ka për qëllim atakimin e vlerave të UÇK-së. Për popullin e Kosovës, UÇK-ja mbetet vlera më sublime, e mishëruar me lirinë, pavarësinë dhe dinjitetin e popullit dhe vendit tonë, raporton Periskopi
“Është e papranueshme që të relativizohen krimet serbe dhe, në të njëjtën kohë, përmes gjyqeve politike të krijohet një baraspeshë e rreme, siç po tentohet të veprohet nga gjykata në Hagë.Kryesia vendosi që hytbeja e xhumasë, ditën e premte më 13 shkurt, në të gjitha xhamitë e Kosovës, t’i kushtohet 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së vendit dhe tema bosht të jetë mesazhi përkrahës për luftëtarët e lirisë”, thuhet në njoftim./Periskopi
Njoftimi i plotë:



