Bislimi i VV-së: Njerëzit që nuk e kanë mbështetjen nga Prishtina shihen si trupa të huaj

Bislimi i VV-së: Njerëzit që nuk e kanë mbështetjen nga Prishtina shihen si trupa të huaj

Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shkëlzen Bislimi, i cili së fundmi është larguar nga kjo parti e ka dhënë anën e tij se çfarë e ka shtyrë që të largohet.

“Ata që nuk e kanë mbështetjen nga Prishtina shihen si trupa të huaj, fillojnë me u izolu edhe pastaj vetvetiu ti duhesh me u largu prej atyre zyrave”,.

Sipas Bislimit, zërat ndryshe në Vetëvendosje nuk lejohen të dalin në sipërfaqe, dhe aty mbizotëron vetëm një vijë mendimi.

“Po, është i përfshirë edhe kryeministri por në zyrat në Sekretariatin e Përgjithshëm ka grupacione të ndryshme, ka rryma të ndryshme të cilat me mbështetjen e kryeministrit avancohen edhe forcohen brenda strukturave edhe pastaj zërat ndryshe nuk i lejojnë me dalë në sipërfaqe por vetëm ata që u përshtaten edhe janë në vijë me ta”, tha ai për Klan Kosova.

Para pak ditëve, me akuza për orkestrime të degës së Lipjanit nga zyra qendrore e Vetëvendosjes në Prishtinë, anëtari i saj, Shkëlzen Bislimi, dha dorëheqje nga partia e Albin Kurtit. Duke radhitur pakënaqësitë e tij, ai shkruan se “Me këto veprime Lëvizja Vetëvendosje në Lipjan është vetëshkatërruar. Unë nuk mund të qëndroj në një organizatë ku duhet të flasësh si lideri e jo si vetja jote”. Ka spekulime se mundësia për të garuar për kryetarë të degëve, po varet nga qëndrimi që ata e kanë për martesat e gjinisë së njëjtë. Bislimi, ndër të tjera, fajëson  Vetëvendosjen se nuk i respekton bindjet fetare dhe e quan një organizatë islamofobësh. /Periskopi/

Shpërndaje në: