Bislimi sot raporton në Komisionin për Integrime Evropiane

Bislimi sot raporton në Komisionin për Integrime Evropiane

Sot do të mblidhet Komisioni për Integrime Evropiane.

Në këtë Komision do të shqyrtohet Programi Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit 2021-2025, e ku i ftuar do të jetë edhe zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.

Në këtë komision do të shqyrtohet edhe Plani i veprimit për zbatimin e fazës së dytë të prioriteteve politike të dakorduara ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës-Agjendës për Reforma Evropiane (PV ERA II).

Mbledhja do të filloj në ora 09:00.

RENDI I DITËS

Miratimi i rendit të ditës;

Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës: 21.07.2021 dhe 26.07.2021;

Shqyrtimi i Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit (PKZMSA) 2021-2025, i ftuar Besnik Bislimi – Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog;

Shqyrtimi i Planit të Veprimit për zbatimin e fazës së dytë të prioriteteve politike të dakorduara ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës – Agjendës për Reforma Evropiane (PV ERA II), i ftuar Besnik Bislimi – Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog;

Shpërndaje në: