Bjellorusi Lukashenko për ngjarjet në veri të Kosovës: Serbia të vendosë, s’mund të ulet në disa karrige

Bjellorusi Lukashenko për ngjarjet në veri të Kosovës: Serbia të vendosë, s’mund të ulet në disa karrige

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko, ka thënë se Serbia nuk do të mund të ulet në disa karrige dhe se duhet të vendosë për politikën e saj të jashtme, raporton “Danas”, transmeton Koha.

‘Aty jemi ne, Rusia, Bashkimi Evropian, Amerika dhe të tjerët. Por, ata nuk do të lejohen të ulen në të gjitha këto karrige”, ka thënë Lukashenko, duke komentuar ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.

Duke folur për marrëdhëniet Beograd – Minsk, Lukashenko ka thënë se ka probleme, por se autoritetet bjelloruse bëjnë dallimin mes popullit e qeverisë.

“Ne duhet të ndajmë udhëheqjen dhe njerëzit e thjeshtë. Natyrisht populli serb ka nevojë për ndihmë dhe duhet të ndihmohet. Ne jemi njerëz të tillë. Por, ne po marrim parasysh edhe se cila është politika e Serbisë ndaj Bjellorusisë”, tha Lukashenko.

 

Shpërndaje në: