Bledi Mane reagon ashpër ndaj Naim Murselit: E vrau natën dhe e vajtoi ditën

Bledi Mane reagon ashpër ndaj Naim Murselit: E vrau natën dhe e vajtoi ditën

Naim Murseli organizoi vrasjen e gruas së tij dhe dyshohet se pagoi 30 mijë euro dikë për ta vrarë.

Ditën e sotme gazetari Bledi Mane ka reaguar për këtë ngjarje që ka tronditur opinionin publik.

 

Ai e quan Naimin si burracak që e vret gruan natën dhe e vajton ditën.

“Në fillim e adhuroi prej së largu, pastaj iu afrua e propozoi. E dashuroi, e ledhatoi, e puthi, u fejua, u martua, bëri dy fëmijë me të dhe më në fund pagoi 30 mijë euro e vrau… Ky është Naimi, jo Naim poeti por burracaku që vret gruan natën dhe e vajton ditën”, shkroi ai.

Shpërndaje në: