Blerim Grainca: LDK ka gati listën   

Blerim Grainca: LDK ka gati listën   

Blerim Grainca, ish deputet i LDK-së në legjislaturën e kaluar, deklaroi se lista e kësaj partie me kandidatë për deputetë, është thuajse gati dhe tashmë ajo mund të jetë dorëzuar në KQZ.

“Jemi në fazën përfundimtare të listës”, tha Grainca.

“Jam pjesë e listës dhe jam i propozuar e tani jam në garë”, u shpreh ai.

“Listat janë përfunduar dhe tashmë ato janë dorëzuar në KQZ”.

Ai konfirmoi edhe se në koalicionin e kësaj parti, është edhe vetë pjesë e saj e që sipas tij, kjo listë përmban emra që janë të dëshmuar në LDK.

Shpërndaje në: