Blero dhe Afrona shihen në të njëjtin event në Zvicër

Blero dhe Afrona shihen në të njëjtin event në Zvicër

Ndarja e Afronës dhe e Bleros kishte bërë bujë të madhe në shtypin rozë edhe për faktin se ky i fundit pas ndarjes nga ajo, nisi një lidhje të re me dikë tjetër, një gjë e kishte bërë të ditur në BBVK.

Përkundër faktit që janë ndarë, Blero dhe Afrona kanë qenë prezentë të dy në një event të organizuar nga Gjon Karrica në Zvicër.

Eventi siç duket ka qenë humanitar dhe Gjon Karrica i njohur me emrin artistik “Lugati” performoi një mori këngësh; në këtë event performoi edhe Tuna.

Foto: Afrona Dika / Instagram

Siç u bë e ditur prej postimeve në rrjetet sociale, Afrona kishte moderuar këtë event humanitar, derisa Blero kishte qenë prezent në publik.

Dyshja u panë në këtë event, edhe përkundër faktit se i kanë ndarë rrugët tashmë për një kohë të gjatë.

Foto: Blero / Instagram

Blero gjithashtu gjatë kohës sa kishte qenë brenda shtëpisë së BBVK-s, kishte deklaruar se ka nisur një lidhje të re, por shumë pak dihet për të dashurën e tij të re.

Foto: Gjon Karrica / Instagram

Shpërndaje në: