Blero mbrëmë festoi bashkë me Granit Xhakën pas ndeshjes Kosovë-Angli

Blero mbrëmë festoi bashkë me Granit Xhakën pas ndeshjes Kosovë-Angli

Blero ka publikuar një video pranë Granit Xhakës.

Mbrëmë u mbajt ndeshja Kosovë-Angli, e cila u përcoll me shumë emocion nga shqiptarët, shkruan lajmi.net.

Pas përfundimit të ndeshjes, këngëtari Blero Muharremi ka publikuar një video, ku shihet duke festuar bashkë me Granit Xhakën.

I emocionuar pas ndeshjes spektakolare që dhuruan futbollistët tanë, Blero thërret “Kosova, Kosova”.

“Vëllai im”, është mbishkrimi që Blero ia ka lënë videos pranë Granitit.

Për ndryshe, ndeshja Angli-Kosovë përfundoi me rezultat 5-3 në favor të Anglisë.

Shpërndaje në: