Blero zbulon arsyen pse s’u publikua intervista me Afronën

Blero zbulon arsyen pse s’u publikua intervista me Afronën

Për herë të parë, artisti nga Kosova, Blero Muharremi, ka treguar arsyen se pse intervista e tij me ish-partneren Afrona Dika nuk u publikua në podkastin e saj.

“Traileri” i shkëputur nga intervista e tyre u prit më shumë kuriozitet nga ndjekësit dhe publiku, megjithatë siç shprehet këngëtari në “The Elite Way”, intervista e tyre nuk u publikua pasi Afrona, për të cilën thotë se gëzon respekt, vendosi ta dramatizonte në vend që të përcillte një mesazh, për historinë e ndarjes së tyre.

Kam shumë respekt për Afronën, edhe për atë jam shkuar në podcast. Kur e pashë që mori një kahje tjetër nuk më pëlqej. E bëri ndoshta e dramatizoi shumë. Mora një vendim thashë, unë kam shkuar me qejf me jep një shembull, por ajo në ndërkohë në lajmërim të podcastit e dramatizoi shumë. Nuk më pëlqej”, tha ai.

45-vjeçari shtoi: “Mendoj që nuk e kam pritur që do të jetë kaq e madhe. Ideja ka qenë me e dhënë një mesazh të mirë, është dramatizuar shumë nga Afrona. A del a nuk del podcast nuk e di. Ideja ka qenë për me dhënë një shembull të mirë, por edhe ndërkohë ka qenë për inat të dikujt tjetër”.

Shpërndaje në: