Blinken: Nesër nënshkruajmë marrëveshjen me Kosovën për MCC-në

Blinken: Nesër nënshkruajmë marrëveshjen me Kosovën për MCC-në

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka mirëpritur në takim presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti.

Ai në nisjen e takimit ka falenderuar dy krerët e shtetit për mirëpritjen e afganëve në Kosovë dhe mbështetjen e Ukrainës ndaj agresorit rus, përcjell Periskopi.

“Jemi duke punuar së bashku për të përcaktuar disa çështje që janë të rëndësishme për SHBA-të dhe shtetin tuaj. Ju falenderoj edhe një herë që keni mirëpritur afganët, mbështetjen që keni pasur për agresionit ndaj Ukrainës, keni punuar edhe në aspekte tjera,  tha Blinken.

Tutje ai përmendi edhe nënshkrimin e marrëveshjes me MCC-në që do të bëhet nesër.

“Nesër do të nënshkruani kontratën me MCC-në, kemi bashkëpunuar me të gjitha këto çështje dhe kemi punuar në çështjet kritike të sigurisë rajonale, por kryesisht është nder dhe kënaqësi të ju mirëpresim në Departamenti ne Shtetit, tha Blinken./ Periskopi/

Shpërndaje në: