Blinken nuk përjashton mundësinë e negociatave për kufijtë e Ukrainës

Blinken nuk përjashton mundësinë e negociatave për kufijtë e Ukrainës

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, nuk ka përjashtuar negociatat afatgjate për kufijtë e ardhshëm të Ukrainës. Megjithatë, vendimi për një gjë të tillë varet nga Ukraina, tha ai të enjten, teksa shtoi se çfarëdo lloj paqe e arritur duhet të jetë “afatgjate dhe e qëndrueshme”.

Blinken tha se pavarësia dhe integriteti territorial i Ukrainës duhet të ruhet, “por se si kjo saktësisht do të definohet në territore, po presmi që ukrainasit të na tregojnë”.

“Mendoj se ekzistojnë disa zona në Ukrainë ku ukrainasit janë paraparë të luftojnë dhe disa zona të tjera ku ata duan t’i rifitojnë tokat duke përdorur masa të tjera”.

Sipas njohësve, kreu i diplomacisë së ShBA-së la të kuptohej se Uashingtoni nuk beson se pritet që trupat e Kievit do t’i rifitojnë të gjitha territoret ukrainase të okupuara nga Rusia- veçanërisht Krimea. /Periskopi/

Shpërndaje në: