Boban Bogdanoviq pritet të caktohet këshilltar nga ana e Kurtit?

Boban Bogdanoviq pritet të caktohet këshilltar nga ana e Kurtit?

Sipas informacioneve të përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke e shqyrtuar mundësinë e emërimit të politikanit serb Boban Bogdanoviq si këshilltari të tij.

Besohet se Bogdanoviq si këshilltar do të kishte rol për të de-përshkallëzuar konfliktin në veri të Kosovës dhe për të mundësuar një dialog të përbashkët mes komunitetit serb, bashkësisë ndërkombëtare dhe Qeverisë së Kosovës.

Bogdanoviq pretendohet se do të kontribuojë më tepër se paraardhësi i tij Petar Miletiq.

Ai është politikani i parë serb që dënoi sulmin terrorist dhe prezantoi dëshmi për përfshirjen e Milan Radoiçiqit.

I kontaktuar nga Insajderi, Bogdanoviq nuk e ka mohuar këtë. “Këtë e kam dëgjuar nga përfaqësuesit e BE-së. Jam gati dhe në momentin që të më thërrasë kryeministri Kurti do të jem i gatshëm ta marr këtë rol dhe të ndihmoj në deskalimin e situatës për të mirën më të madhe të të dyja palëve”, tha Boban Bogdanoviq.

Shpërndaje në: