Bobiq e quan Mesut Ozilin “llaskuc dhe frikacak”

Bobiq e quan Mesut Ozilin “llaskuc dhe frikacak”

Mesfushori i Arsenalit i dha fund karrierës ndërkombëtare me Gjermaninë pas eliminimit nga Botërori, por ai sot ka marrë kritika të ashpra edhe nga një figurë tjetër e Bundesligës

Mesut Ozil është cilësuar si “llaskuç dhe frikacak” nga drejtori sportiv i Eintracht Frankfurd, slloveno-kroati Fredi Bobic pasi që mesfushori i Arsenalit u pensionua nga futbolli ndërkombëtarë.

Ozili lajmëroi se do të pensionohet nga kombëtarja gjermane pasi eliminimit të hershëm të Gjermanisë nga Botërori.

Ai citoi “racizmin dhe mos respektin” si arsye të këtij vendimi të tij duke theksuar se “isha gjerman kur ne fitonim por jam emigrant kur humbasim”.

Vendimi i Ozil ka shkaktuar debat të nxehtë në Gjermani, me presidentin e Bayern Munich Uli Hoeness që kishte thënë se “ai luan si m… që disa vite”, derisa Federata e Futbollit Gjerman lëshojë një deklaratë ku tregon qartë që nuk është raciste.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, me të cilin Ozili bëri një fotografi kontraverse para Botërorit, ka mbështetur vendimin e lojtarit, duke besuar se ai “ai është kombëtarë dhe amtar”, por Bobic insiston që me këtë vendim 29 vjeçari ka treguar fytyrën e tij të vërtetë.

“Mendojë se kjo tregon se ai është frikacak”, tha ai për Bild am Sonntag.

“Kritika e Ozilit në mediat sociale, sidomos në drejtim të Federatës së Futbollit Gjerman (DFB), është e padurueshme. Akuza për racizmin nuk korrespondon fare me realitetin”, ka thënë tutje kroati.

“Ai mund ta kishte thënë këtë lajm në ndonjë intervistë, drejtpërdrejtë në TV. Për ne futbollistët, rregulli është ‘te jesh burrë dhe të qëndrosh si burrë’”.

Bobic beson që fotoja e Ozilit me Erdoganin, të cilën ai e mbron, ishte një gabim i rënd dhe nuk beson që një lojtar profesionist duhet të jetë në situata të tilla.

“Do ta toleroja një lojtar i cili ka 18 apo 19 vjet, por një lojtar i cili është në biznes kaq gjatë, 29 vjeçar dhe kampion bote, duhet të dijë çka janë këto situata”, thotë Bobic.

“Nëse ai nuk e di këtë, ai është totalisht naiv – nuk mund ta imagjinojë këtë – apo kjo është e parashikuar dhe ai ka dashur të jetë provokativ apo ai është i tjetërsuar, natyrisht, e kuptojë zemrën që rrah në kraharorin e tij, por megjithatë duhet ditur përgjegjësinë e madhe që ke në këtë biznes”.

Shpërndaje në: