Bonucci: Asnjëherë nuk e kam menduar largimin nga Juventus

Bonucci: Asnjëherë nuk e kam menduar largimin nga Juventus

Mbrojtësi i Juventus ishte i përfolur gjatë gjithë afatit kalimtar të verës për një largimi nga skuadra torineze drejt kampionatit anglez. Sipas disa gazetave italiani kishte bërë kërkesë tek klubi për t’u larguar, por ai këtë e ka demantuar duke thënë se kurrë nuk e ka bërë një gjë të tillë.

“Nuk e kam ftuar askënd dhe kurrë nuk më kanë thirrur personalisht. Ndjehem sikur ta kem të qepur fanellën e Juves në trupin tim sepse e ndjej për ditë, por bartja e fanellës së kombëtares është po ashtu një nder i madh”, ka thënë ai për “RAI”.

Bonucci ishte i kërkuar nga Manchester City dhe Chelsea.

29-vjeçari iu bashkua Juventusit nga Bari në verën e vitit 2010 dhe deri tani ka afër 300 paraqitje për “Zonjën e Vjetër”. /Periskopi.com

Shpërndaje në: