Bony te Stoke
Sulmuesi i Manchester Cityt, Wilfried Bony do të huazohet te Stoke City.
Lajmi është dhënë nga mediat britanike, ku thuhet se Stoke do të paguajë 2 milionë funte për huazimin e sulmuesit në fjalë.
Ai pritet të kryejë vizitat mjekësore në orët e ardhshme te skuadra e re.
Bony nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Cityt, Pep Guardiola. /Periskopi.com



