Bora Zemani dhe Donald Veshaj prindër së shpejti

Bora Zemani dhe Donald Veshaj prindër së shpejti

Çifti i shumë i dashur për publikun, Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë në një pritje të ëmbël.

Lajmin e ka konfirmuar vetë çifti, në videon përmbledhëse të episodit të ardhshëm të “Cherry on Top”, nën moderimin e vetë Bora Zemanit.

“Një lumturi kaq e madhe nuk mund të mbahet dot vetëm për vete”, thotë Bora në nisje, ndërsa prek barkun, pak të rrumbullakosur. Në një fragment tjetër të videos Donaldi i puth dorën, të dy të emocionuar.

Për më shumë detaje, ndiqni të premten në orën 21:00, me shumë të ftuar të tjerë të komentuar, si Ilir Shaqiri, Anxhela Peristeri, apo Enxhi Nasufi.

Shpërndaje në: