Bordi i Paqes, eksperti: E rëndësishme pjesëmarrja e Kosovës dhe Shqipërisë, vendet treguan zgjuarsi që pranuan ftesën
Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Medlir Mema ka folur mbi pjesëmarrjen e Shqipërisë dhe Kosovës në Bordin e Paqes.
Mema vlerësoi pjesëmarrjen dhe mendon se nga ana e Kosovës është edhe më e nevojshme, sepse kërkon të forcojë, sipas tij, legjitimitetin.
“Për Shqipërinë dhe për Kosovën sigurisht që është e rëndësishme pjesëmarrja në këtë bord. Sidomos për Kosovën është e rëndësishme, sepse kërkon legjitimitet. Edhe për këtë arsye çdo anëtarësim në çdo lloj organizimi i shton legjitimitet, dhe sidomos kur është i përkrahur edhe nga SHBA, raporton euronewsal, transmeton Periskopi.
Në këtë kontekst, për Kosovën dhe për Shqipërinë është shumë i rëndësishëm. Domethënia sigurisht nuk është rastësi, por SHBA kanë ftuar 50 vende, si dhe Rusinë dhe Kinën. Nuk është një ftesë ekskluzive, por një ftesë për shkak të rakordimit me SHBA. Nuk duhet ta fryjmë pjesëmarrjen. Shqipëria dhe Kosova me zgjuarsi e pranuan dhe bënë mirë.”-tha Mema./Periskopi



