Borë e akull, mbyllet për qarkullim një rrugë në Prishtinë

Borë e akull, mbyllet për qarkullim një rrugë në Prishtinë

Për shkak të reshjeve të borës dhe krijimit të akullit, rruga “Arkitekt Karl Gega” në Prishtinë është mbyllur për qarkullim.

Si pasojë e kushteve të vështira atmosferike, qarkullimi i automjeteve në këtë segment rrugor që lidh lagjen e “Muhaxherët” në Prishtinë, është ndërprerë përkohësisht, për të shmangur rrezikun për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët, raporton KosovaPress, transmeton Periskopi.

Nga qytetarët kërkohet që të shmangin këtë rrugë dhe të përdorin rrugë alternative, deri në njoftimin e radhës për rihapjen e saj.

Drejtori i Divizionit të Trafikut Rrugor në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi, ka bërë thirrje të dielën të gjithë ngasësve në vend për kujdes në trafik. Pas reshjeve të shumta të shiut, tani në vendin tonë po mbretëron një mot me krysisht me borë dhe me temperatura të ulëta./Periskopi/

Shpërndaje në: