Bota e artit në zi, vdes aktori legjendar në moshën 81-vjeçare
Ka vdekur aktori ikonë gjerman Udo Kier, i njohur për rolet e tij në “Blood for Dracula” dhe “My Own Private Idaho”.
Ai ishte 81 vjeç.
Kier vdiq të dielën në mëngjes, tha partneri i tij Delbert McBride për Variety.
Miku i tij i vjetër, fotografi Michael Childers, shkroi në Facebook se aktori i “Blade” vdiq në spitalin Eisenhower në Palm Springs, Kaliforni.
Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur./Periskopi/




