Bota e UFC-së ka mbetur e shokuar nga ky nokaut brutal ‘direkt nga ferri’ mbrëmë
Në UFC kemi parë disa nokautë të cmendur këtë vit në turneun e Dana White të quajtur ‘Contender Series’.
‘Contender Series’ është një garë ku marrin pjesë luftëtarët e rinj të MMA, me shpresën që do ta impresionojnë presidentin e UFC-së, Dana White, transmeton Periskopi.
Luftëtari i peshave të lehta, Ignacio Bahamondes ia ka siguruar vetes një kontratë pasi nokautoi brutalisht kundërshtarin, Edson Gomez, të mërkurën mbrëma.
Sic mund ta shikoni në videon e mëposhtme, Gomez nuk pati asnjë shans t’i mbijetonte goditjes me të plotën e këmbës nga Bahamondes, duke u nokautuar menjëherë pa vetëdije.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
Ignacio Bahamondes’ second round knockout #DWCS
— Blue Corner Fighting (@blue_fighting) November 5, 2020



