Kosova tronditet edhe nga dy raste dhunimi gjatë 24 orëve të fundit: Ja statistikat e Policisë së Kosovës për një vit

Kosova tronditet edhe nga dy raste dhunimi gjatë 24 orëve të fundit:  Ja statistikat e Policisë së Kosovës për një vit

Rastet e dhunimit dhe ngacmimeve seksuale në Kosovë po raportohen pothuajse çdo javë. Rasti më i freskët është edhe dhunimi i 11 vjeçares nga pesë persona në Prishtinë i cili tronditi opinionin, ndërsa sot në raportin 24 orësh të policisë u raportuan edhe dy raste të dhunimeve. Njëri rast ishte në Istog ndërsa tjetri në Klinë. Të dy viktimat të cilat dyshohen se u dhunuan ishin të mitura, raporton Periskopi.

Periskopi ka pyetur Policinë e Kosovës në lidhje me statistikat për këtë vit se sa raste të dhunës dhe ngacmimeve janë paraqitur në Polici.

Sipas statistikave të Policisë, në vitin 2021 në periudhën janar-korrik janë raportuar 59 raste të dhunimeve, ndërsa këtë vit në periudhën janar-korrik janë 41 raste. Që do të thotë brenda 14 muajve janë 102 raste të dhunimeve.

Ndërsa sa i përket të dhënave për numrin e rasteve të ngacmimeve seksuale statistikat e rasteve për vitin 2021 tregojnë se janë iniciuar 54 raste ‘ngacmim seksual’, kurse, në periudhën janar-qershor 2022 janë raportuar 38 raste ‘ngacmim seksual’. Gjithsej brenda dy viteve 92 raste.

Kujtojmë se një nga ngjarjet e fundit që tronditi Kosovën, është ai i dhunimit të 11 vjeçares nga pesë persona.

Më pas, Periskopi kishte gjetur ekskluzivisht se rasti i 11 vjeçares ishte edhe më tronditës. Ajo dyshohej se ishte dhunuar edhe më herët, që më vonë, doli të ishte trafikuar në qershor të këtij viti.

Numri i të arrestuarve për rastin do të shkonte në 11. Ky rast nxiti zemërim në mesin e qytetarëve dhe në Prishtinë u mbajt një protestë më 30 gusht kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave.

Pas këtij rasti, do të jepte dorëheqje edhe drejtori i policisë së Kosovës, Samedin Mehmedi./IlirianaXhylani-Periskopi

 

 

Shpërndaje në: