Brenda një viti mund të marr epilog rezoluta e Shqipërisë kundër raportit të Dick Marty

Brenda një viti mund të marr epilog rezoluta e Shqipërisë kundër raportit të Dick Marty

Avokati, Skender Musa ka folur për rezolutën e Shqipërisë kundër raportit të Dick Martyt që është dorëzuar në Këshill të Evropës.

Musa beson që brenda vitit do të shqyrtohet kjo rezolutë në Këshillin e Evropës.

Sipas tij, çështjet për Kosovën në Këshillin e Evropës janë marrë në mënyrë urgjente.

“Është çështje vitesh, sepse ata shqyrtojnë. Ballkani nuk është një vend i parëndësishëm për Këshillin e Evropës dhe është një vend jostabil. Me Ballkanin ne e kemi pa sidomos me Kosovën për shkak problemeve që ka, janë marrë në mënyrë urgjente. Megjithëse tash është një rezolutë e paraqitur nga shteti shqiptar për Kosovën si anëtare, mirëpo besojë që brenda vitit do të shqyrtohet rezoluta dhe do të merr një epilog”, ka deklaruar Musa në Tëvë1.

Ndryshe, Republika e Shqipërisë e ka dorëzuar në Këshillin e Evropës rezolutën kundër raportit të Dick Martyt, mbi pretendimet e pabaza për trafik me organe të njerëzve.

Rezoluta e Kuvendit shqiptar që u miratua më 21 korrik  kërkon nga  Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës të bëjë një raport pasues dhe të rishikojë Rezolutën e vitit 2011, duke rivlerësuar edhe një herë akuzat e Martyt për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore.

Shpërndaje në: