Britania e Madhe do të investojë 100 milionë dollarë në Ballkanin Perëndimor

Britania e Madhe do të investojë 100 milionë dollarë në Ballkanin Perëndimor

Britania e Madhe do të investojë 100 milionë dollarë (mbi 93 milionë euro) në Ballkanin Perëndimor.

Kjo u bë e ditur nga sekretarja e Jashtme, Liz Truss, gjatë një vizite në Bosnjë e Hercegovinë.

Gjatë një fjalimi të saj, ajo tha se paratë do të përdorën për investime në energji dhe infrastrukturë, duke bërë të qartë se janë në mbrojtje të demokracisë dhe agresionit malinj rus.

Truss tha se Rusia duhet të përballet me forcën.

“Agresioni i Rusisë nuk mund të zbutet. Duhet të përballet me forcë. Kjo do të thotë të mbështesësh Ukrainën në mbrojtjen e saj të guximshme të vendit të tyre”.

Shpërndaje në: