Brnabiq: Në momentin kur Prishtina e heq taksën, kthehemi në dialog

Brnabiq: Në momentin kur Prishtina e heq taksën, kthehemi në dialog

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq ka thënë se nuk pret që të arrihet ndonjë marrëveshje me Prishtinën në tetor ‘sepse nuk ka arsye të besojë se kjo do të ndodhë’.

Ajo këto komente i bëri në pyetjet e gazetarëve serbë, të cilët i thanë se a priste të ndodh ndonjë marrëveshje në muajin tetor të këtij viti, shkruan B92, përcjell Periskopi.

“Disa politikanë vetëm kanë definuar pozicionin e tyre por nuk kanë qartësuar nëse kanë ndonjë propozim se si të dilet nga situate”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë edhe një herë se pengesa që qëndron aktualisht në dialogun me Prishtinën, është taksa ndaj mallrave serbe.

“Vija jonë e kuqe është taksa. Prishtina duhet ta heq taksën dhe dialogu do të vazhdojë vetëm kur të heqet taksa, ky është një qëndrim i qartë i presidentit Vuçiq”, ka thënë ajo. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: