Buja zotohet se do t`i përkrah bizneset në Lipjan

Buja zotohet se do t`i përkrah bizneset në Lipjan

Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit, nga PDK, Shukri Buja, ka vizituar sot kompaninë prodhuese POFIX, ku është takuar me menaxherin e saj, Naim Ismailin, shkruan Periskopi.

Gjatë kësaj vizite, Buja u njoh nga afër me punën dhe zhvillimin e kësaj kompanie, e cila punëson mbi 80 punëtorë nga Lipjani dhe eksporton produkte cilësore jashtë vendit.

Në një postim të bërë pas vizitës, Buja theksoi rëndësinë e mbështetjes për bizneset vendore dhe u zotua se do të krijojë kushte për zhvillimin e tyre në komunën e Lipjanit.

“Sot vizitova POFIX dhe takova menaxherin Naim Ismailin. Zotohem se do t’i mbështes bizneset vendore dhe do të krijoj kushtet për rritje e zhvillim në komunën tonë!”, ka deklaruar Buja.

 

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: