Bunjaki zbulon datën e grumbullimit të përfaqësueses
Menaxheri i përfaqësueses sonë, Albert Bunjaki ka deklaruar se tubimi i përfaqësueses do të bëhet në fillim të muajit qershor, më datën 5.

Kanë mbetur edhe disa javë për ndeshjen Kosovë – Turqi, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit “Rusia 2018”.IndeksOnline
“Nga data 5 qershor do të bëhet tubimi zyrtar i përfaqësueses sonë”, ka thënë për IndeksOnline Bunjaku.
Skuadra pritet të akomodohet në hotelin Emerald, ndërsa stërvitjet e para do t’i bëjë në stadiumin e Kekut më datën 5 qershor.
Më datën 9 qershor, ekipi i përfaqësueses udhëton për në Shkodër, ndërsa më 10 do t’i ketë ushtrimet e fundit në “Loro Borici”, njofton trajneri kosovar.
Pas lojës kundër Turqisë, ekipi i përfaqësueses pritet të rikthehet menjëherë në Kosovë, në hotelin Emerald.



