Burgje në Kosovë? Kryeministri i Belgjikës del kundër: Ide e vjedhur nga Danimarka

Burgje në Kosovë? Kryeministri i Belgjikës del kundër: Ide e vjedhur nga Danimarka

Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo e ka sulmuar idenë e partisë nacionaliste konservatore, N-VA për t’i dërguar në Kosovë të burgosurit që nuk kanë nënshtetësi belge dhe leje qëndrimi.

“Një ide e vjedhur nga Danimarka, e cila tashmë ka kushtuar 210 milionë euro pa u larguar ende asnjë i arrestuar në Kosovë”, ka thënë ai, raporton mediumi belg, Trends, përcjell Express.

Në fjalim, Alexander De Croo ka sulmuar “propozimet e çmendura” edhe të partive tjera, përfshirë edhe të partnerëve të tij të koalicionit, duke parashikuar “kohë të vështira” pas zgjedhjeve.

“Të gjithë e dinë se ne jemi partia e vërtetë e atyre që punojnë”, iu tha ai liberalëve flamandë të mbledhur në Blankenberge.

Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, LVV mohon se ka pasur diskutime me PDK-në

 

Shpërndaje në: