Burim Ramadani për policët dhe ushtarët: E lëshojnë punën e punojnë për organizata të huaja
Kandidati i AAK-së për deputet, Burim Ramadani, deklaroi në Pressing në T7 që mision i AAK-së është që “profesionistët të mos e lëshojnë punën”.
Ramadani tha se AAK ka në program të kontaktojë të rinjt profesionistë për t’u kyçur në programin e punës në sektorin e sigurisë.
Ai shtoi se profesionistët e FSK-së e policisë e lëshojnë punën për të punuar në ambasada e organizata të huaja. Duke premtuar që të njëjtit nuk do të kenë nevojë të ndryshojnë punën e tyre për shkak të pagës, në kuptimin që AAK do të “rrisë edhe mundësitë në karrierë”./Periskopi/



