Burri zbulon tradhtinë e gruas nëpërmjet fotove që i çon ajo vetë (FOTO)

Burri zbulon tradhtinë e gruas nëpërmjet fotove që i çon ajo vetë (FOTO)

Shumë bashkëshortë janë të lumtur kur gruaja që ndodhet në një udhëtim pune u dërgon foto dhe mesazhe. Por ky nuk është rasti i burrit në fjalë.

Në fotot që e shoqja e ka dërguar në “Snapchat”, ai ka pikasur prova të tradhtisë së saj. Në foto, gruaja shfaqet shumë tunduese, e veshur me rroba të brendshme, por diku aty afër ndodhen edhe një palë këpucë meshkujsh.

“Dhoma e hotelit. Po shkoj të fle”, i shkruan ajo duke i postuar foton e parë.

“Edhe një foto tjetër para gjumit”, shkruan në të dytën, ku duken edhe këpucët e burrit me të cilin ndodhej në dhomë.

Pas kësaj, mes bashkëshortëve fillon një debat me mesazhe.

“Kush është me ty në dhomën e hotelit?” – i shkruan burri.

“Çfarë po thua? E kam vënë kamerën me vetëshkrepje”, i përgjigjet gruaja.

“Mjaft gënjeve Çelsi. E di që nuk je vetëm në dhomë”, ngul këmbë burri.

“Vetëm jam. Të betohem zemër. Ti e di se nuk do të të tradhtoja kurrë”, thotë ajo.

“Atëherë çfarë duan një palë këpucë burrash aty. Nuk mund ta duroj këtë gjë sërish. Do t’i telefonoj avokatit”, e mbyll burri bisedën.

Fotot janë publikuar në faqen “The Chive”, ku shumë lexues e kanë vënë në dyshim vërtetësinë e tyre.

Shpërndaje në: