Buxhovi: Nga 2006 LDK është marionetë e PDK’së

Buxhovi: Nga 2006 LDK është marionetë e PDK’së

Historiani dhe shkrimtari Jusuf Buxhovi në Rubikon të KTV-së ka deklaruar se LDK-ja është marionetë e PDK-së që nga viti 2006.

Ai nuk pret që të ketë zgjedhje, megjithatë për të është shqetësuese se nuk ka alternativë për qeverisje të mirëfilltë.

“Mendoj se nuk do të kemi zgjedhje, por është edhe një problem tjetër që më bën skeptikë. Nuk kemi opozitë, nuk kemi alternativë për këtë qeverisje që i ka bërë kaq keq Kosovës dhe që vendin e solli në prag të një bankroti”, ka thënë Buxhovi.

Ai tutje ka thënë se PDK-ja ka arritur qëllimin për të kthyer partitë e tjera në marionetë të saj, në veçanti LDK-në.

“Unë lidhem prapë më ato çfarë kanë ndodhur nga viti 1999 – 2000 e tutje. Implikimi i strukturave të rëndësishme të SHIK-ut nëpërmjet PDK-së edhe faktorëve tjerë te këto parti dhe arritja e qëllimit që këto parti të kthehen në marionetë të PDK-së. LDK-ja faktikisht prej 2006 është në njëfarë forme patericë apo marionetë e PDK-së”, ka thënë Buxhovi, duke cekur feudin e Llapit, Gjilanit e Dukagjinit. “Ajo ka tre feude të cilat janë të lidhura me strukturat kryesore kriminale brenda PDK-së dhe ata vendosin sot”.

Shpërndaje në: