Bytyçi për shkarkimin e bordit të SHSKUK-së: Kurti po shkarkon njerëz që nuk pajtohen me të

Bytyçi për shkarkimin e bordit të SHSKUK-së: Kurti po shkarkon njerëz që nuk pajtohen me të

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi në një konferencë për media foli edhe për shkarkimin e bordit të SHSKUK-së nga Kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

‘’Është shqetësuese në këto rrethana të pandemisë largohet njëri prej bordeve më të suksesshëm ndaj luftës për koronavirusin. Siç duket janë motive të ulëta dhe inate që kryeministri shkarkon njerëz që nuk pajtohen me të. Kurti ka qenë vetë shkaktar i rënies së qeverisë. Kurti duhet të fokusohet më shumë në luftën ndaj koronavirusit sesa në hakmarrjet personale që i ka’’, tha Bytyçi, transmeton Periskopi.

Kujtojmë se Qeveria në detyrë e Kosovës sot ka shkarkuar Bordin Drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës. Kjo është bërë nën arsyetimin se nuk i ka përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e rëndësishme të përcaktuara me Statutin e SHSKUK-së dhe ka dështuar në arritjen e objektivave. Ndërsa ka emëruar Bordin e ri në përbërje:

Dr. Agreta Gecaj – Gashi – Qendra Klinike Universitare e Kosovës;

Dr. Aida Rexhepi– Qendra Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës;

Dr. Xhevat Jakupi – Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike;

Dr. Diana Dafota – Spitali i Përgjithshëm Gjakovë – Në bazë të rotacionit dhe përmbushjes së indikatorëve të kualitetit të shërbimeve shëndetësore;

Dr. Sadete Hadri – Shërbimet e Kujdesit Parësor Shëndetësor;

Dr. Mirsad Shkreta – Ministria e Shëndetësisë;

Një (1) ekspert i menaxhmentit shëndetësor, i zgjedhur në bazë të konkursit publik.

Kryesues i Bordit Drejtues të SHSKUK është emëruar Xhevat Jakupi nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, me mandat 1 vjeçar të cilin e pason me radhë në vitin e dytë përfaqësuesi i QKUK dhe në vitin e tretë përfaqësuesi i QKSUK./Periskopi/

Shpërndaje në: