Caka: Ia kam njohur nënën Radojiçiqit, e ka pasë edhe më shoviniste se vetë ai

Caka: Ia kam njohur nënën Radojiçiqit, e ka pasë edhe më shoviniste se vetë ai

Afrim Caka, ish i burgosur politik, ka rrëfyer në emisionin Debat Plus se si e ka njohur kriminelin e kërkuar Milan Radojiciq, i cili është i të njëjtit vend, nga Gjakova.

Ai ka treguar se e ka njohur edhe babain dhe nënën e Radojiciqit, teksa thekson se nënën e ka pasë edhe më shoviniste se vetë ai.

“Me babën e Radojiciqit kam punuar, dhe ia njoh edhe nënën e tij. Nanën e ka pasë edhe ma shoviniste se vetë Radojiciqi.
Radojçiq në praninë e krejt rrrugës i ka bo tri vrasje. Atë e kam njoftë shumë mirë dhe babain e tij. Ai njëherit ka qenë edhe anëtar i grupit të dytë për djegien e shtëpive, dëbimin e shqiptarëve të Gjakovës drejt Shqipërisë.

Kur pyetet se a ka pasur kontaktë me të ai thotë jo, por e ka parë disa herë.

Jo, nuk kam pasur kontakt me të. Vec e kam parë sepse vijke ky me nënën e vetë me ia sjellë babës së vetë në fabrikë. Ky ka qenë si punëtor (baba i tij) dhe cdo lëvizje që kemi bo në Gjakovë, ky e ka lajmëru Policinë dhe maltretimet kanë vazhdu. Të njëjtën e ka bo edhe Milani që ishte në moshën 23 vjeçare. Ka qenë kriminel i dorës së parë. Kur them ashtu, ka bërë krime të dorës së parë”, deklaroi Caka. /Periskopi/

Shpërndaje në: