Caktohet data për procesin gjyqësor të Benjamin Mendy, për akuzat për përdhunimin e katër grave

Caktohet data për procesin gjyqësor të Benjamin Mendy, për akuzat për përdhunimin e katër grave

Benjamin Mendy vazhdon të ketë vëmendjen e medieve botërore, por për një çështje aspak të mirë.

Mbrojtësi i Manchester City do të paraqitet në një proces gjyqësor, pasi mbi të rëndojnë akuza për përdhunim.

Sipas raportimeve të fundit, data për procesin gjyqësor të Mendy është caktuar për 24 janar të vitit 2022, përcjell Periskopi.

Gjykimi i Mendy pritet të zgjasë diku afër dy javë e gjysmë.

Benjamin Mendy, lojtari 27 vjeçar i Manchester City është ngarkuar me katër akuza për përdhunim dhe një për ngacmim seksual.

Tri përdhunimet e dyshuara thuhet të kenë ndodhur në tetor të vitit 2020 dhe ai është akuzuar edhe për ngacmim seksual më herët gjatë këtij viti, në janar. Ai ngarkohet edhe me akuza për përdhunimin e një gruaje gjatë muajit të kaluar.

Manchester City e ka suspenduar lojtarin deri në përfundim të procesit gjyqësor. /Periskopi/

Shpërndaje në: