Calhanoglu shpjegohet për largimin nga Milan drejt Inter: Doja sfidë të re në karrierën time

Calhanoglu shpjegohet për largimin nga Milan drejt Inter: Doja sfidë të re në karrierën time

Hakan Calhanoglu ishte një nga emrat më të komentuar të merkatos, pas lëvizjes së tij të papritur.

Turku vendosi të largohej nga skuadra e Milan, pasi nuk arriti marrëveshje për rinovimin e kombëtares, por përveç kësaj, kishte edhe diçka që nervozoi tifozët Rossoneri me të.

Calhanoglu vendosi që nga Milan të kalonte te rivali lokal, Inter. Për këtë, lojtari ka dhënë disa komente së fundmi.

“Kalova sezone pozitive në Milan. Kam ende shumë miq aty. Vendosa të shkoja te Inter sepse doja një sfidë të re në karrierë”.

“Ata janë klub i madh, fituan ligën edicionin e kaluar dhe luajnë në Ligën e Kampionëve”.

“Jam në dijeni për zgjedhjen e bërë. Por, kjo është jeta. Duhet të shikoni përpara dhe jo mbrapa. E dija që Inter gjithmonë ka qenë skuadër e madhe, shpesh e mposhtin Milanin në derbi”.

Calhangolu shënoi gol me fanellën e Inter, kundër Milan këtë sezon, madje edhe festoi golin, për të nxitur edhe më shumë “urrejtjen” e tifozëve të Milan ndaj tij. /Periskopi/

Shpërndaje në: