Carrick flet për punën e përkohshme si trajner i United: Jam gati për sa kohë të ketë nevojë

Carrick flet për punën e përkohshme si trajner i United: Jam gati për sa kohë të ketë nevojë

Michael Carrick do të jetë trajneri i përkohshëm i Manchester United.

Pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer, Manchester United janë në kërkim të një trajneri të ri, por deri në vendimin për një, Michael Carrick do të jetë trajneri i përkohshëm.

Lidhur me përgjegjësinë e tij të ardhshme, Carrick ka folu së fundmi duke thënë se është gati ta bëjë punën e trajnerit për sa kohë të ketë nevojë.

“Jam i përgatitur ta bëjë atë punë sado kohë që të zgjasë – nëse është një ndeshje, dy ndeshje, tani nuk jam i sigurt por nuk po mendoj për këtë, ka të bëjë me të nesërmen”, ka thënë Carrick, transmeton Periskopi.

Michael Carrick luante si mesfushor i Manchester United në periudhën e Sir Alex Ferguson dhe ishte në mesin e lojtarëve më inteligjent që ka njohur Premier League.

Mbetet të shihet se si do t’ia dalë ish mesfushori tashmë në rolin e trajnerit. /Periskopi/

Shpërndaje në: