Carvajal e do titullin e La Liga’s
Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal ka shprehur hapur dëshirën për të fituar titullin e La Liga’s në këtë sezon.
Ai thotë se ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve dhe se tani është radha për trofeun e La Liga’s dhe Super Kupën e Spanjës.
“Kjo nuk do të ishte një barrë e keqe. Unë kam luajtur në tre sezone në Ligën e Kampionëve dhe kam fituar dy prej tyre”, deklaroi Carvajal.
“Unë do isha i kënaqur nëse do ta fitoja La Liga’n, sepse nuk e kam fituar kurrë atë. Do të ishte e veçantë sikur të fitoja Ligën dhe Super Kupën e Spanjës. /Periskopi.com



