Çeku kunxha Ramës e Ismailit: Unë se kam problem për me tregu partinë time, ata po

Çeku kunxha Ramës e Ismailit: Unë se kam problem për me tregu partinë time, ata po

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka thumbuar rivalët e tij për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor.

Ai ka ironizuar me deklaratën e Përparim Ramës që e mohon të jetë anëtar i LDK-së, duke pretenduar se është kandidat i pavarur.

“Vetëm unë dhe Bekë Berisha nga AAK nuk e kemi problem të tregojmë se me cilën parti garojmë. Të tjerët kandidojnë si të pavarur,” tha Çeku me ironi në emisionin Pressing, transmeton Periskopi.

Ai gjithashtu kritikoi kandidatin e PDK-së, Uran Ismaili, duke thënë se interesohet për Prishtinën vetëm në prag të zgjedhjeve:

“Paraqitet kur afrohen zgjedhjet dhe nis me u interesu për Prishtinën… PDK nuk është organizatë demokratike dhe nuk është institucion ku vendimet merren me demokraci apo profesionalizëm. Këtë e tregoi më së miri zotëri Ramiz Lladrovci.”

Për rivalen e tij nga PSD, Besa Shahini, Çeku u shpreh i rezervuar.

 

“Unë dua me ruajt respektin për Besën që e njoh shumë gjatë… nuk po dua me komentu më shumë.”

Shpërndaje në: