Çerekfinalja e parë në basketboll na sjell një super ndeshje: Sigal Prishtina dhe Vëllaznimi luajnë sonte

Çerekfinalja e parë në basketboll na sjell një super ndeshje: Sigal Prishtina dhe Vëllaznimi luajnë sonte

Me ndeshjen Sigal Prishtina – Vëllaznimi fillon play-off në Superligën e Kosovës në basketboll.

Kjo ndeshje zhvillohet të mërkurën prej orës 19:00 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, ndërsa i takon fazës çerekfinale. Në çerekfinalen tjetër përballen Golden Eagle Ylli dhe Peja, që ndeshjen e parë e kanë të enjten prej orës 19:00 në Suharekë, përcjell Periskopi.

Këtë edicion, play-off ofron më shumë ndeshje se në edicionet e deritashme. Çerekfinalja luhet deri në dy fitore. Pra mund të luhen tri ndeshje.

Prishtina ishte e treta dhe luan me Vëllaznimin e vendit të gjashtë në çerekfinale. Ylli i vendit të katërt luan me Pejën e vendit të pestë.

Shpërndaje në: