Çështja e biletave për ndeshjet e Shqipërisë, reagon përsëri Duka: Stadiumi nuk ishte “sold out”
Sfida e dytë kualifikuese e Botërorit 2026 mes Shqipërisë dhe Andorrës ka nisur me bojkot nga ana e Tifozëve Kuqezi.
Kjo ishte si një shenjë proteste nga ana e Tifozëve Kuqezi ndaj Federatës, për ndalimin e shitjeve të biletave për tifogrupe.
Për “Supersport”, ka folur presidenti i FSHF-së dhe njëkohësisht zv.presidenti i UEFA-së, Armand Duka.
“Duhet të fitojmë sot e të jemi në lojë. Nuk besoj se ëndrra u shua me humbjen në “Wembley”. Askush nuk ka mbetur pa marrë bileta për Shqipëri-Andorra sepse stadiumi nuk ishte “sold out”. Të gjithë do kenë mundësi në mënyrë të barabartë”, u shpreh Duka./Periskopi/
Tifozët Kuqezi bojkotojnë takimin me Andorrën, braktisën stadiumin pasi kënduan Himnin Kombëtar



