Çfarë është ‘Hëna e plotë e krimbit’ dhe pse është kohë perfekte për të manifestuar jetën e ëndrrave

Çfarë është ‘Hëna e plotë e krimbit’ dhe pse është kohë perfekte për të manifestuar jetën e ëndrrave

Hëna e plotë e krimbave 2023 është gjithçka për të cilën njerëzit po flasin tani në TikTok.

 Çfarë është dhe ç’do të thotë?

Emri i Hënës së krimbit vjen nga… krimbat e tokës. Po, hëna ka marrë këtë emër sepse është koha e vitit kur krimbat e tokës dalin nga toka dhe temperaturat fillojnë të rriten. Krimbat tërheqin zogjtë ndërsa dimri i ftohtë po merr fund.

Hëna e plotë e krimbit është hëna e plotë përfundimtare e ekuinoksit dimëror 2023, e cila shënon fundin e dimrit dhe na jep një sinjal të fillimit të pranverës. Në thelb është një stinë që përfundon dhe kalon në një tjetër.

Pse duhet të manifestojmë këtë periudhë?

Kjo periudhë me sa duket është e mirë për të hequr qafe gjërat që nuk i shtojnë më vlerë jetës suaj, duke nisur që nga veshje që nuk i përdorni më e deri te mendime negative që nuk ju hyjnë në punë.

Prandaj, këto ditë dhe përgjatë gjithë sezonit të Peshqve, qëndroni vigjilentë dhe përpiquni të manifestoni përmes të shkruarit, afirmimeve me zë, shprehjes së mirënjohjes etj.

Burimi: The Tab

Shpërndaje në: