Çfarë i ndodh trurit tuaj nëse e lini alkoolin?

Çfarë i ndodh trurit tuaj nëse e lini alkoolin?

7 muaj pa alkool dhe truri ka aftësinë të ripërtërihet plotësisht nga të gjitha dëmet strukturore të shkaktuara nga përdorimi i tepërt.

Kush abuzon me alkool në mënyrë kronike dhe të gjatë zakonisht vuan nga patologjia AUD, që është një shqetësim cerebral që karakterizohet nga një kapacitet i ulët për të ndërprerë apo reduktuar konsumin e pijeve dhe që shoqërohet me një hollim të disa zonave të kores së trurit. Në këtë rast autoret e studimit kanë studiuar një grup personash që kishin varësi ndaj alkoolit, shkruan klan.al.

Ndryshimet të lehta u dalluan që pas tetë ditësh nga ndalimi total i konsumit, më shumë pas muajit të parë dhe ky ndryshim strukturor cerebral vijoi edhe pas muajit të tretë, e deri në muajin e shtatë. Deri më sot studime të tilla kishin vrojtuar trashjen e murit të kores së trurit deri në dy muaj pas ndalimit të përdorimit të alkoolit dhe kjo është hera e parë që vërtetohet se truri vijon autorigjenerimin, gjë që është mjaft e rëndësishme.

Megjithatë do të vijojnë studimet për të kuptuar ndryshimet që verifikohen në funksionalitetet e trurit.

Shpërndaje në: