Çfarë ishte krisma e fuqishme që zgjoi sot Prishtinën?

Çfarë ishte krisma e fuqishme që zgjoi sot Prishtinën?

Mëngjesin e së shtunës, rreth orës 06:00, në kryeqytet për pak sekonda u dëgjua një krismë e fuqishme e shkaktuar nga bubullima. 

Lidhur me këtë rast, meteorologu i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Besim Aliu, ka thënë se ajo se çfarë kemi dëgjuar sot janë shkarkesa elektrike me intervale të gjata në raport me ato të zakonshmet.

I pyetur se a do të vazhdojë kjo situatë meteorologjike, Aliu tha se “reshjet po dobësohen dhe do te ndalen, derisa do të ketë temperatura tipike vjeshtore në ditët vijuese”.

Tutje, Aliu dha një sërë rekomandimesh se si të mbrohen qytetarët kur ndodhin dukuri të tilla natyrore.

Sipas tij është mirë që kur ka bubullimë gjatë kohës kur jemi në shtëpi të mbyllen dritaret dhe të ndalet tërsisht rryma.

“Nuk është mirë të bëjmë dush në kohën kur moti është me bubullimë. Nuk duhet të mbajmë metal me vete. Nuk duhet të qëndrohet në hijen e një peme apo lisi”, ka thënë ai për telegrafin.

Eksperti gjithashtu tha se rreziqet te njerëzit ekzistojnë edhe kur ata gjenden në det apo në pishinë.

Shpërndaje në: