Çfarë ndikimi do të kishte Leo Messi në Real Madrid?

Çfarë ndikimi do të kishte Leo Messi në Real Madrid?

Çka do të ndodhte nëse Messi vendosë ta lë Barcelonën për Real Madridin?

Është blasfemike për fansat e Barcelonës ideja se kapiteni i klubit të tyre do t’i linte ata për “Të Bardhët”, aq më pak kur një transferim i tillë do të eklisponte tradhëtinë e zhvendosjes së Luis Figos tek Madridi në vitin 2000, shkruan sportbible, transmeton Periskopi.

Njerëzit përreth botës së futbollit kanë bërë një eksperiment testues në Football Manager 2019, në të cilin 31 vjeçari argjentinas e lë Camp Nou dhe tashmë po e konsideron si shtëpinë e re Santiago Bernabeu-n.

Por le ta shohim se si djemtë e Santiagos e bënë Messin pjesë të skuadrës së tyre.

Nëse ndalemi tek periudha mes gushtit dhe nëntorit, Madridi ka luajtur 12 ndeshje dhe ka fituar në 11 prej tyre.

Në fakt, ata vetëm kanë tërhequr një nga ndeshjet e tyre dhe Messi ka shënuar tetë herë.

Por çka me Barcelonën?

Oh djalë! Ernesto Valverde thekson se klubi spanjoll ka shënuar vetëm 19 herë nga 12 ndeshje.

Në fakt, Barcelona ishte 15 pikë prapa Madridit deri në fund të nëntorit.

Nëse shikojmë te periudha mes dhjetorit dhe marsit, djemtë e Valverdes janë në gjendje të dalin me një fitore 1-0 për Madridin në Bernabeu.

Kjo është e saktë, Barcelona e pati buzëqeshjen e fundit në atë rast.

Barcelona është e gatshme të rifitojë disa nga çastet në La Liga dhe të përfundojë duke shkuar në një vrapim të pamposhtëm deri në mes të marsit.

Në anën tjetër, Madridi është shumë i befasuar nga vrulli i Valverdes me Barcelonën. Në fakt, Messi nuk shqetësohet që humbi rastin të shënojë kundër ish-klubit të tij.

Teksa Madridi ka shënuar progres solid në Ligën e Kampionëve, fituesi i pesë ‘Ballon d’Or” ka shënuar 20 herë dhe ka nëntë asistime në La Liga pas 34 ndeshjeve.

Nëse hyjmë në periudhën finale të sezonës (mes prillit dhe Majit) Madridi ka shënuar fitore të trefishtë. Oh po! Messi është duke ndihmuar ekipin e tij që ta heqë titullin e La Ligës dhe të fitojë Ligën e Kampionëve, pasi mposhti Manchester United në finale.

Solari nuk ka ndërmendë të rrezikojë me Barcelonë në ndeshjen e El Clasico-s në Camp Nou, e cila përfundon 1-1.

Sidoqoftë, Barcelona arrin në finalen e Copa del Rey, për t’u përballur edhe një herë me Madridin në El Clasico, por Messi buzëqesh i fundit këtë herë.

Kjo është e saktë, ai fillon gjuajtjet ndaj ish-ekipit të tij në një fitore 2-0.

Është një shfaqje e varfër nga Barcelona në La Liga, gjithashtu, duke përfunduar në vendin e katërt dhe me 17 pikë larg të Bardhëve.

Pra, kjo ishte!

Nuk është hera e parë që Football Manager 2019 është përdorur për disa skenare ‘çka nëse’.

Kjo është bërë për të treguar paraprakisht se çka do të bënte Messi në Serinë A nëse do ta pranonte sfidën e Cristiano Ronaldos për të luajtur në Ligën Italiane, teksa një skenar tjetër pretednon se si karriera menaxheriale e Jose Mourinho-s do të ndryshonte në pesë vitet e ardhshme.

Artikull i përkthyer nga Periskopi.

Shpërndaje në: