Çfarë po ndodh: Firmosi javën e kaluar me Man Cityn – Real Madridi e kërkon Haalandin

Çfarë po ndodh: Firmosi javën e kaluar me Man Cityn – Real Madridi e kërkon Haalandin

Erling Haaland një javë më parë firmosi kontratë me klubin e Manchester City, por Real Madrid po kërkon ta tërheqë atë nga klubi angleze.

Sipas raportimeve nga mediat në Spanjë, Madridi e ka identifikuar tashmë yllin norvegjez si zëvendësuesin ideal të francezit Karim Benzema dhe ata planifikojnë ta sjellin lojtarin e ri të Cityt në Spanjë në vitin 2024, shkruan Periskopi.

Pavarësisht se u bashkua me Cityn vetëm javën e kaluar, diskutimet për të ardhmen e tij tashmë kanë filluar për shkak të një klauzole në kontratën e tij me kampionët anglezë.

Gazeta spanjolle “AS” ka raportuar se Madridi do ta ndjekë sulmuesin në verën e vitit 2024, kur kontrata e Benzemas do të jetë afër fundit.

Është pohuar se Haaland ka një klauzolë në kontratën e tij me Cityn që aktivizohet pas dy vitesh. Klauzola do ta lejojë atë të diskutojë një të ardhme larg kampionit anglez nëse klubit i paraqitet një ofertë prej 128 milionë euro./Periskopi/

Shpërndaje në: