Çfarë po ndodhë me Listën Guxo: NISMA e Limajt e lodhë në sondazhin e fundit

Çfarë po ndodhë me Listën Guxo: NISMA e Limajt e lodhë në sondazhin e fundit

Sondazhi i publikuar nga Nacionale, lidhur me përqindjen e partive politike që do t’i merrnin në rast se do të kishim zgjedhje këtë të dielë – dhe që tutje Periskopi po e veçon atë të Listës Guxo, e nxjerr këtë të fundit në nivel dëshpërues. Pse?

Në një sondazh të realizuar nga një organizatë ndërkombëtare, rezultatet e të cilit i ka publikuar gazeta Nacionale, Vetëvendosje ka rënë drastikisht krahasuar me rezultatin mbi 50% në zgjedhjet e fundit.

Sipas sondazhit, që ka edhe pyetjen “Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin këtë të diel”,VV del e para por me 34 për qind.  Partitë tjera, dalin kështu: LDK me pak mbi 24 % ndërkaq PDK me pak mbi 20%, lexon Periskopi rezultatin e sondazhit.  

Është interesant se sipas sondazhit, Lista Guxo e cila aktualisht ka 6 deputetë në Kuvendin e Kosovës, ka një rezultat mjaft dëshpërues prej 0.7%.

Sondazhi i publikuar nga Nacionale, tregon se madje edhe NISMA për Kosovën, është dukshëm përpara Listës Guxo me 2.6%.

Donika Gërvalla, e cila përflitet si kryetare e mundshme e kësaj partie, pati thënë se rezultati i 14 shkurtit, kishte ardhë si bashkim mes Guxo dhe Vetëvendosjes.

Por nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, del që Guxo nuk do t’ia shtonte Vetëvendosjes përqindjen as në 35, shkruan Periskopi.

Në konferencën ku Guxo kishte njoftuar transformimin nga iniciativë në parti politike, anëtari i saj njëherit ministër në Qeverinë Kurti, z.Faton Peci, kishte deklaruar se do të fillojë një proces i brendshëm i partisë dhe se Kuvendin zgjedhor do ta mbanin më së largu 6 muaj prej asaj dite.

Kështu, Guxo – në bazë të fjalëve që dha në atë konferencë – ka kohë edhe një muaj a dy, e sa për këtë punë, krejt vitin, që të organizohet deri në mbajtjen e një Kuvendi.

Në mailin tonë të Redaksisë, na kanë ardhur disa njoftime sporadike, ku shihej një tendencë e kësaj partie të vockël për t’u organizuar, që përmbanin thirrje për të gjitha strukturat që të organizoheshin për procesin e brendshëm zgjedhor.

Por, lëvizje reale në terren, nuk kemi parë kurrë.

Problemet e partisë së vockël, duket se filluan me zgjedhjet e fundit lokale. Disa figura të kësaj partie në komuna të rëndësishme të Kosovës, shfaqën indinjatën e tyre (Ferizaji, për shembull).

Ja renditja e partive politike nën 5%, në këtë sondazh, që rrjedhimisht i bie, se nuk do të arrinin të futeshin në Kuvend, duke mos e kaluar të famshmin – prag zgjedhor.

NISMA:2.6%

Lista Guxo: 0.7%

PSD: 0.2%

 

Shpërndaje në: