Challandes befason të gjithë me kapitenin për ndeshjen me Danimarkën
Mesfushori Herolind Shala do të jetë kapiteni i Kosovës për miqësoren ndaj Danimarkës, kanë thënë për KTV-në burime brenda kombëtares.
Shala është kapiten i Kosovës pasi kapiteni Samir Ujkani nuk do të jetë në portë, ndërsa mesfushori Valon Berisha ka problem me lëndime.
Mesfushori i ri i Valerengas ka bërë 13 paraqitje me Kombëtaren Dardane.
Miqësorja me Danimarkën nis në orën 19:00 në “Fadil Vokrri”.



