Challandes: Ju nuk do të pajtoheni por ndeshja kundër Spanjës ishte më e mira e Kosovës

Challandes: Ju nuk do të pajtoheni por ndeshja kundër Spanjës ishte më e mira e Kosovës

Trajneri i Kombëtares së Kosovës iu drejtua sot gazetarëve në konferencë për shtyp, para ndeshjes me Suedinë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Challandes në konferencë është paraqitur me të zakonshim, Bajram Shala. Përzgjedhësi i “dardanëve” do të flet për listën e futbollistëve të ftuar dhe sfidat para ndeshjeve.

“Besoj që tashmë më njihni dhe e keni të qartë që unë preferoj që futbollsitët të vrapojnë dhe të luftojnë, mirëpo dua edhe që të jenë mirë të vendosur taktikisht. Besoj që kështu ka qenë në ndeshjen e dytë me Greqinë, që është dashur të luftojmë shumë. Përveç pasionin dhe zemren që është karakteristik e Kosovës, ne kemi qenë që kemi mbajtë topin në posedim dhe kemi luajtur ne. Mendoj që e kemi merituar atë barazim. Ndeshjen e fundit me Spanjën, unë mendoj, ndoshta nuk ju nuk do të pajtoheni, mirëpo unë mendoj që ishte ndeshja më e mirë, ndeshja më e mirë e Kosovës. Ne kemi luajtur futboll, taktikisht ishte shumë mirë, për fat të keq ne nuk shënuam, ne kishim më shumë raste për shënim ndaj Spanjës, unë kam shikuar dhjetë ndeshjet e tyre të fundit, askush nuk ka pasur më shumë ndaj tyre se Kosova”, ka deklaruar Challandes, transmeton Insporti.com.Kosova do të jetë mysafire e Suedisë në ndeshjen e parë me nëntë tetor, ndërsa më 12 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” e pret Gjeorgjinë.

Shpërndaje në: